Kjo video është shumë shpejt virale në rrjet, ndërsa pamjet që ofron janë shqetësuese por edhe komike, e për fat të mirë pa pasoja.

Një djalë i ri ka zgjedhur që të xhirojë një video me kamera të një teknologjie të lartë 360 gradë, ndërsa përshkon rrugët e Londrës me patina.

Por ndërsa ecën dhe bën veprime të rrezikshme, në një moment kur nuk ishte i vëmendshëm, një derë makinë që hapet e rrëzon atë dhe e përplas në një mur ndërtesë.

Mënyra sesi ai rrëzohet ka shkaktuar komente dhe të qeshura pafund, ndërsa raportohet se djali nuk ka pësuar asnjë lëndim por shprehet se prej tani e tutje do të jetë më i kujdesshëm. /tvklan.al