Me një thikë në dorë ky 22-vjeçar hyri në një nga supermarketet e Vlorës duke u larguar me një shumë parash.

Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në rrugën “Hajro Çakërri” të qytetit. Pasi panë kamerat e sigurisë, hetuesit identifikuan Pjetro Meçaj i njohur edhe me emrin Marian Meçaj.  

Në pamje shihet se si Meçaj futet në supermarket i maskuar, i veshur me një xhup të kuq me kapuç. Pamjet tregojnë edhe momentin kur një prej punonjëseve të supermarketit largohet trembur.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë e prangosën Meçajn në banesën e tij.

Gjatë kontrollit të kryer nga policia u gjetën disa thika, si dhe maskat e veshjet e përdorura nga në këtë grabitje. Po ashtu 5.7 kg kanabis, dy fidanë lënde narkotike të mbjella në një  vazo, u sekuestruan nga policia.

Tv Klan