Pa kaluar 12 orë policia e Shkodrës ka arrestuar 21-vjeçarin, Jozef Mujeci, i cili është autor i dyshuar i vrasjes së 47-vjeçarit, Genc Mhillaj. Ngjarja ka ndodhur ditën e enjte, rreth orës 11:00 në fshatin Bushat.

I riu është kapur në fshatin Gruemirë, në Malësi të Madhe, i fshehur në një banesë të braktisur.

Jozef Mujeci

jozef mujeci

Motivi i kësaj ngjarje është një konflikt i ndodhur para disa ditësh në fshatin Torovicë, ku viktima e ka vazhduar konfliktin edhe fizikisht.

Për këtë gjë 21-vjeçari ka marrë hak duke i bërë pritë. 47-vjeçari ishte duke ecur me një kamion të ngarkuar me miell, kur autori me një makinë i kanë prerë rrugën.

Këtë moment ai ka zbritur dhe ka tentuar të ikë me vrap, por ai e kanë ndjekur dhe vrarë në parcelë te Ish-Orizoret./tvklan.al