Një vajzë e vogël ka dërguar në emisionin “Stop” një video, nëpërmjet të cilës kërkon që paratë e kursyera prej saj, redaksia t’i japë për bamirësi në një familje në nevojë.

“Përshëndetje. Unë jam Egisa. Duke ndjekur emisionin “Stop” kam mësuar që ka shumë familje në nevojë. Gjatë këtij viti kam kursyer disa para me ndihmën e familjes time. Këto para që kam kursyer dua t’ua dhuroj familjeve në nevojë. Nëqoftëse emisioni “Stop” do t’i pranonte këto para, unë do t’u isha shumë mirënjohëse.” 

Gjimnazistët e shkollës së mesme të Mulletit, “Ibrahim Hasmema”, kanë mbledhur ndihma në ushqime e veshmbathje, që përmes emisionit “Stop”, t’ua dhurojnë familjeve në nevojë. Të gjithë sëbashku urojnë njëzëri për festat e fundvitit.

“Unë jam Briken Dafku, presidentja e kësaj shkolle. Kemi bashkëpunuar i gjithë gjimnazi për të mbledhur kontribute për fëmijët në nevojë. Me rastin e festave të fundvitit menduam që të mblidhnim këto kontribute që mos t’ju mungojnë veshje apo ushqime.”

Gazetarja e emisionit “STOP” i dorëzoi këto kontribute në familjet e Ali dhe Bekim Skorës në Bradashesh dhe në familjen e Nexhije Shehut në Petrelë.

/

tvklan.al