Video/ Zbulohet kanabis, armë dhe municione luftarake, procedohet kryeplaku i fshatit

Posta

Video/ Zbulohet kanabis, armë dhe municione luftarake, procedohet kryeplaku i fshatit

14:09 07/06/2017

Policia e Shkodrës ka kryer kontrolle masive në këtë qark për të parandaluar kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të territorit, policia zbuloi 670 bimë kanabis sativa, si dhe armë e municione luftarake.

Konkretisht, në fshatin Ivanaj të Malësisë së Madhe u sekuestruan 1 automatik, 2 krehëra, 50 fishekë, 55 kapsolla detonatore, 20 kallëpe tritoli, 15 granata dhe 2 kuti metalike me ndezësa granate. Nuk ka asnjë të arrestuar për municionet luftarake që u zbuluan.

Ndërkohë, në fshatin Rras të Pukës uniformat blu asgjësuan me djegie 670 fidanë kanabis sativa, të kultivuara në tokë publike. Për këtë rast, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit B.Gj 47 vjeç, administratorja e Njësisë Gjegjan F.J 43 vjeç dhe inspektori i policisë pyjore 50-vjeçari me iniciale T.N.

/tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi