Një zjarr ka rënë sot në oborrin e konvikteve në qytetin e Korçës. Sipas Klan News flakët po djegin shkurre dhe bar.

Siç shihet dhe nga pamjet, forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Zjarri është në zonë të banuar, por mësohet se nuk ka rrezik të përhapet. Ndërkohë ka nisur puna për zbulimin e shkaqeve të këtij zjarri./tvklan.al