Video | Zogu “qan” si fëmijë!


Video | Zogu “qan” si fëmijë!

10:22 04/09/2021

Një zog është filmuar duke imituar të qarat e një foshnje.

Në qoftë se do të ishit symbyllur zhurma e tij do t’ju mashtronte me të qarat e nje bebeje.

Zogu i quajtur Echo, gjendet në kopshtin zoologjik Taronga në Sidney ku dhe është filmuar duke imituar të qara dhe të bërtitura.

Zogu është i një lloji të veçantë i cili njihet për imitimin fantastik të zhurmave përreth tij.

Leanne Golebiowski përgjegjësi i kopshtit zoologjik, tha se 7 vjeçari Echo e ka dëgjuar si tingull nga të ftuarit.

E qara e bebeve është një nga tingujt që Echo ka aftësinë për të imituar./tvklan.al







Të ngjashme