Një video e xhiruar gjatë një stuhie që goditi Alabaman, SHBA, tregon një siluetë të pazakontë që duket sikur ecën mes reve nëpër qiell.

Pamjet që u kapën në një video live në Facebook, nisin duke treguar stuhinë në Tuscaloosa me kameran e cila është drejtuar në qiell. Në të mund të dëgjohet personi që e filmon teksa thotë se zona është goditur nga një stuhi.

Në një moment kamera fokusohet tek një dritë në mes të reve, ndërsa personi që po filmon thotë:

“Ja kush e ka pushtetin”.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Mirror”, pasi videoja u postua në rrjetet sociale, dikush evidentoi siluetën e çuditshme të ngjashme me trupin e njeriut mes reve, që shumë njerëz pretendojnë se është Zoti.

Videoja është parë më shumë se 1 milion herë në Facebook dhe ka më shumë se 7 mijë komente qëkur u postua të enjten e shkuar.

/tvklan.al