Policia e Vlorës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim. Në pranga të policisë ka rënë Erlis Dollani, 31- vjeç, banues në lagjen “24 Maji” në Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi pranë banesës së tij ka ardhur pasi ka kanosur me armë zjarri shtetasin: M.Z. për motive të dobëta (shlyerje borxhesh), pasi ky i fundit ka shkuar në banesën e Erlis Dollanit për t’i kërkuar disa para që ky i fundit i’a kishte borxh.

Personi i shpallur në kërkim, në momentin që pikasi ardhjen e shërbimeve të policisë, tentoi të largohej nga banesa, por u bë neutralizimi dhe kapja e tij në mënyrë të menjëhershme si dhe sekuestrimi i armës së zjarrit që mbante në duar në tentativë për të ikur.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar brenda në banesën e tij është gjetur një sasi me lëndë narkotike prej 60 gr, e llojit “cannabis sattiva”.

Sipas policisë, Ersil Dollani është person me preçedent penal, i shpallur në kërkim për vjedhje automjetesh dhe banesash, i dënuar më parë për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Në cilësinë e provës materiale atij iu sekuestruan 1 armë zjarri “automatik model 56”, 50 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 2 krëhëra, 60 gr lëndë narkotike të llojit “cannabis sattiva”./tvklan