I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në emsionin “Opinion” nëse mazhaoranca nuk do të hapë negociatat në Maj për në BE, do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, a është e gatshëm opozita për zgjedhje të parakohshme, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se, mazhoranca e ka fjetur mendjen.
“Kjo mazhorancë as nuk ka ardhur për të hapur negociatat dhe e ka fjetur mendjen. Neve na bëhet më shumë vonë sesa atyre.
Edi Rama e ka fjetur mendjen, dy gjëra ka ai, të garantojë pushtetin e pasurisë dhe të bëjë ekspozita, ndeshje sporti.
Ai ka vetëm një merak, që e tregoi me lirimin e Durim Keçit dhe të kthimit të pasaportës së Saimir Tahirit, që e tregojnë shiritat e Habilajve. Jo se i do në kuptimin fizik, po nese i bijen këto hallka shkojnë tek Edi Rama. Nëse Saimir Tahiri i shpëton drejtësisë është e qartë që Shqipëria nuk do futet në Europë.
Gjithashtu gazetari Fevziu e pyeti se çfarë do ju thotë qytetarëve për ditën e protestës, kryedemokrati tha, s
hqiptarëve dua t’ju them ejani masivisht, të bashkohen në protestë ky është mesazhi që dua t’ju them shqiptarëve dhe të gjitha duhet të sakrifikojmë së bashku.
Shqiptarët të bashkuar masivisht në sheshin e protestës do t’i japin mesazh Edi Ramës.
Sa me shumë të vinë aq më shumë shpresë do të ketë”./
tvklan.al