Këto pamje vijnë nga një kamp refugjatësh në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. I gjithë kampi u shkrumbua nga flakët nga vetë emigrantët, në shenjë revolte pasi pretendojnë se qëllimisht nuk u zgjuan nga personat e stafit të sigurisë, për vaktin e syfyrit me rastin e muajit të Ramazanit.

Rreth 25 persona përfunduan në spital si pasojë e asfiksisë. Mediat gjermane raportojnë se në kampin e Dyseldorfit ka pasur vazhdimisht tensione mes refugjatëve të besimeve të ndryshme fetare për orarin e konsumimit të vakteve të ngrënies. Në qendrën e strehimit  në Dyseldorf janë regjistruar 280 refugjatë./TV KLAN