Një shpërthim ka ndodhur orët e vona të së enjtes në Kuvendin e Kosovës.

Nga raportimet e para dyshohet se në drejtim të kësaj ndërtese është hedhur një predhë antitank.

Shpërthimi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili për

Klan Kosovën

tha se nuk raportohen të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 23:00, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, në rrugën ‘’Agim Ramadani’’ në Prishtinë, ka ndodhur një sulm në distancë me një mjet të dyshuar shpërthyes. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, por nuk raportohen të lënduar”.

sulmi

Sipas

Klan Kosovës

, dyshohet se predha ka rënë brenda oborrit të Kuvendit dhe se nga shpërthimi ka patur dëme deri në katin e dytë.

Media të ndryshme raportojnë se autorë të këtij sulmi dyshohet se janë dy persona që lëviznin me një motoçikletë. Mjeti në fjalë është gjetur i djegur në afërsi të lagjes Taukbahçe.

Forca të shumta policore, zjarrëfikëse dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.

AAK reagon pas sulmit në Kuvendin e Kosovës:

Ngjarja e sotme në Prishtinë është një akt kriminal, i cili kërkon zbardhje urgjente. Sulmi në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës është një sulm mbi shtetin dhe mbi demokracinë, është një sulm mbi të gjithë qytetarët e Kosovës. Kushdo që qëndron prapa këtij shpërthimi apo sulmi, çfarëdo që të jetë ai, është kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj. Aleanca për Ardhmërinë Kosovës, e dënon fuqishëm këtë akt kriminal dhe kërkon nga organet e rendit që të bëjnë krejt çka është në dorën e tyre, që të kapën autorët e tij dhe të nxirren para drejtësisë

”, thuhet në komunikatën e AAK-së”. 

/tvklan.al