Bashkëshortja e Donald Tramp, Melanie, u bë protagonistja kryesore në ditën e parë të Konventës Kombëtare të Republikanëve. Por fjalimi i ish-modeles, me origjinë sllovene, shkaktoi jo pak polemika pasi rezultoi shumë i ngjashëm, madje në disa raste identik, me atë të Mishele Obamës në vitin 2008, pikërisht në Konventën Kombëtare të Demokratëve.

Michelle Obama: Baraku dhe unë jemi rritur me vlera të përbashkëta, se duhet të punosh fort për atë që do në jetë, se fjala e dhënë është detyrimi yt dhe ti bën atë që ke thënë se do të bësh.

Melanie Trump: Prindërit më kanë rritur me vlerat se duhet të punosh fort për atë që do në jetë, se fjala e dhënë është detyrimi yt dhe ti bën atë që ke thënë se do të bësh.

Michelle Obama: Se duhet t’i trajtosh njerëzit me dinjitet dhe respekt.

Melanie Trump: Se duhet t’i trajtosh njerëzit me respekt.

Por shefi i zyrës për shtyp të Donald Tramp refuzoi akuzat për plagjiaturë dhe tha se fjalimi është përgatitur duke marrë shkas nga frymëzimet e jetës së Melanisë. Ndërsa Donald Tramp e cilësoi daljen e parë në skenë të bashkëshortes së tij si “absolutisht mbresëlënëse”. /TV KLAN