Një top i madh i fryrë me ajër, me pamjen dhe formën e Hënës shkaktoi kaos në rrugët e një qyteti kinez, duke ‘shtypur’ makina, motorë e këmbësorë.

“Hëna” e nisi rrugëtimin e saj të tmerrit pas tajfunit që goditi vendin. Shkak u bënë erat e forta që e lëvizën nga Festivali i Vjeshtës, ku ishte vendosur objekti.

Fillimisht ai u rrotullua në një rrugë motoçiklistësh, në provincën e Funzhou, Fujian, duke përshkuar dy korsi.

Por nuk e la me aq dhe vijoi duke përshkruar rrugë të ndryshme të qytetit, nga ta çonte era.

Festivali i Vjeshtës në Kinë tradicionalisht mbahet gjatë periudhës së Hënës së plotë, ndaj dhe pjesë e dekorit ishte edhe një top i fryrë me pamjen e Hënës./tvklan.al