Një grua humbi jetën, ndërsa vajza e saj ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi ranë nga 10 metra lartësi. Ngjarja e rëndë ndodhi në një park lojërash në Meksikë.

50-vjeçarja Sanchez Albarran dhe vajza e saj 26-vjeçare, Nayelo Moreale Sanches ranë nga maja e një prej lodrave, pasi një prej barrierave mbrojtëse u shkëput.

Sipas asaj që shkruan DailyMail, nëna vdiq në vendngjarje, ndërsa vajza e saj po lufton për jetën në spital.

Parku i lojërave, i cili ndodhet në Penjamo, në Meksikën qendrore u shndërrua vdekjeprurës teksa qyteti mbante festimet e përvitshme të muajit Maj.

Në videon e kapur në vendndgjarje shihet sesi një xhiro argëtuese kthehet në një skenë horror, me persona të cilët bërtasin nga frika. Autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, megjithatë deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.

/tvklan.al