IKMT ka nisur aksionin për prishjen e 16 objekteve në Patos. Projekti i rikualifikimit urban të Shëtitores kryesore ka çuar Bashkinë e Patosit, në vendimmarrjen për prishjen e këtyre ndërtimeve dhe shpronësimin e pronarëve.

Vetë pronarët nuk kanë kundërshtuar rrëzimin e objekteve, pasi kanë rënë dakord dhe janë në pritje të kompensimit financiar. Gjithsej do të shpronësohen 24 pronarë./abcnews.al