Një 45-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Ai ka tentuar që t’i vjedhë me dhunë një celular një doktori.

E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë në ambientin ku ka ndodhur ngjarja. Mësohet se 45-vjeçari ka tentuar t’i marrë edhe varësen e floririt doktorit.

Pas kësaj ai është larguar, por u arrestua pasi u identifikua nga efektivët e Komisariatit numër 4. Ngjarja ndodhi në rrugën e Dibrës.

Po ashtu, nga verifikimet rezulton se ai ka vjedhur shumë parash në një dyqan tjetër./tvklan.al