“Videoja intime, e vodhën nga telefoni dhe e përdorën…” – TV KLAN

“Videoja intime, e vodhën nga telefoni dhe e përdorën…”

"Skandali seksual", flet inspektori Berhan Bajrakurtaj

Në datën 12 Shkurt, inspektori i policisë në Malësinë e Madhe, Berhan Bajrakurtaj u arrestua nën akuzat e forta të ngacmimeve seksuale ndaj të miturve dhe pornografisë. Një portal lajmesh në Tiranë publikoi një video, ku inspektori shfaqej duke bërë veprime të turpshme në një mjedis të brendshëm. Sipas portalit, këtë video dhe të tjera të ngjashme, inspektori ia dërgonte një vajze të mitur, me qëllim për ta joshur për marrëdhënie seksuale.

Pas portalit, lajmi u publikua edhe në shumë media të tjera. Ndërsa ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi në studiot e televizioneve ku u zhvendos debati për historinë e inspektorit, se posedonte të tjera video të policit.

Dy ditë më pas, në 14 Shkurt, Gjykata e Shkodrës vendosi ndaj inspektorit masën e sigurisë arrest me burg për 30 ditë. Në zbardhjen e vendimit që Klan Plus disponon, theksohet se arrestimi i referohet një publikimi nga prindi i një fëmije, ende i pa identifikuar. Policia ka marrë kontakte me drejtuesit e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare të Malësisë së Madhe, si dhe prindërit e tyre, për të identifikuar ndonjë fëmijë që mund të ketë qenë viktimë e ngacmimeve seksuale të inspektorit, por askush nuk ka pohuar një gjë të tillë.

Në kushtet kur nuk është paraqitur asnjë denoncues, në datën 22 Shkurt, prokuroria i kërkon gjykatës lirimin nga masa arrest në burg, duke i caktuar masën e detyrimit për paraqitje në Policinë Gjyqësore. Ndërsa në datën 12 Mars, sërish me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës ka vendosur shuarjen edhe të masës detyrim për paraqitje në Policinë Gjyqësore, duke i dhënë fund edhe hetimit për ngacmimin seksual dhe pornografi. Ndërkohë që në datën 20 Shkurt, inspektori Barjakurtaj ishte përjashtuar nga radhët e policisë për shkelje të rëndë të disiplinës së Policisë së Shtetit.

Por çfarë kishte ndodhur?

Në deklarimet e para, inspektori ka thënë se videot janë montazhe. Ndërsa, në materialin referuar nga prokuroria, pohohet se pamjet gjendeshin në telefonin e tij, në të cilin ishin shkarkuar edhe disa video pornografike. Por si është e vërteta?

Pra një burrë ka pasur në telefon disa video të tijat me përmbajtje erotike, për të cilat thotë se janë çështje krejtësisht private. Por befas ato u shfaqën publikisht duke ngritur ndaj tij një akuzë të rëndë. Por si përfunduan videot në media?

Kjo vërtetohet edhe nga hetimet e policisë, sipas të cilave videot janë dërguar në portal nga një adresë e krijuar dhe mbyllur brenda një ore.

Por në dijeni të videos së publikuar, e madje edhe të videove të tjera, ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Vetë inspektori ka disa dyshime se si mund t’i jetë kopjuar memoria e telefonit të tij. Sipas inspektorit, disa video private me përmbajtje erotike, janë vjedhur dhe shpërndarë, duke ngritur një akuzë publike për ngacmime seksuale. Por përse e gjithë kjo?

Por a ka pasur vërtet një ngacmim seksual ndaj një apo disa vajzave të mitura me këto video? As policia e as prokuroria nuk gjetën dot as vajzën e ngacmuar dhe as prindërit e saj, ndaj dhe çështja u mbyll. Ndërsa misterin e shton edhe më shumë dërgimi i videos në media nga një adresë në rrjetet sociale që hapet dhe mbyllet brenda një ore. Ndërkohë që videot kishin përfunduar edhe tek deputeti Salianji, i cili kishte një arsye përse denoncuesi nuk dilte publikisht

Po vetë deputeti Salianji ku i gjeti videot dhe a e njeh ai vajzën e ngacmuar seksualisht dhe prindërit e saj?

A kemi të bëjmë vërtet me një maniak seksual, apo disa video e foto krejtësisht private u përdorën në mënyrë të papërgjegjshme dhe abuzive nga media dhe politika. Drejtësia u mjaftua me mbylljen e hetimeve ndaj ish-inspektorit të policisë, për veprën penale të ngacmimit seksual të të miturve dhe pornografisë, por nuk zbardhi atë që fshihet pas asaj, duke mos ndëshkuar fenomenin e madh të shkeljes së privatësisë dhe epideminë e përdorimit të videove e fotove intime për shantazhe apo qëllime të tjera.

Klan Plus

Kategori
Klan PlusTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*