Fokusi i emisionit të sotëm janë ngjarjet që kanë ndodhur ditët e fundit, në pjesën më të madhe të kryeqyteteve të botës arabe. Pas lutjes së të premtes ndodhën një sërë protestash të dhunshme, ku një komando vrau Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Stevens dhe 3 bashkëpuntorë të tij në konsullatën e Bengazit, gjatë një sulmi me raketa.

Ishte një video, ajo e cila u bë pikënisje e konfliktit dhe trazirave të ndodhura. Kjo rihapi edhe njëherë përballjen mes dy qytetërimeve dhe tensionoi marrëdhënien midis Islamit dhe SHBA.

Për të diskutuar mbi këtë çështje në emisionin “Opinion” ishin të ftuar Luan Hajdaraga, Preç Zogaj, Adri Nurellari, Avenir Peka, Gazmend Aga, Redi Shehu, dhe në lidhje të drejtpërdrejtë Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari./tvklan.al