Një avokat është filmuar lakuriq duke kryer marrëdhënie seksuale gjatë një seance dëgjimore në gjykatë që po zhvillohej nëpërmjet programit Zoom.

Në pamje, avokati Hector Paredes Robles shfaqet i zhveshur së bashku me një grua. Këto pamje shokuan pjesëmarrësit e tjerë në seancën gjyqësore. Gjyqtari i çështjes bëri thirrje që të hetohet ky rast.

Ngjarja e pazakontë ndodhi të martën gjatë një takimi virtual në Peru. Robles ishte avokati mbrojtës i një personi të akuzuar për trafik droge, mashtrim dhe zhvatje.

Avokatit iu ndalua që të merrej më me këtë çështje. Po ashtu ndaj tij do të ketë dy hetime, një nga prokurori i shtetit dhe një nga shoqata lokale e avokatëve.

Disa gazetarë janë shprehur se gruaja me të cilën ai po kryente marrëdhënie është një kliente e tij. Megjithatë ajo nuk është identifikuar ende./tvklan.al