Një video e një kryetari bashkie që merr lëndë narkotike qarkullon mes qarqeve të ngushta të gazetarëve dhe atyre politike. Këtë lajm e konfirmuan këtë të hënë gazetari Artan Hoxha si dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Bardhi deklaroi se e ka parë videon, por nuk e disponon atë. Gjithashtu ai u shpreh se e di se për cilin kryebashkiak bëhet fjalë. Ndërkohë gazetari Artan Hoxha u shpreh se ka dijeni për një video të tillë. Sipas tij, çështja e atyre pamjeve u spostuan për shkak të tërmetit.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu për ambientet ku i konsumonte ky kryetar bashkie narkotikët, Hoxha tha se bëhet fjalë për ambiente publike.

Blendi Fevziu: Në studio Hoxha ka folur edhe për një kryetar bashkie që merrte narkotikë apo jo?

Artan Hoxha: Po!

Gazment Bardhi: Po!

Blendi Fevziu: Është një video?

Artan Hoxha: Besoj se thjesht çështja e tërmetit e spostoi atë.

Blendi Fevziu: Është akoma videoja në qarkullim?

Artan Hoxha: Sigurisht.

Blendi Fevziu: Ka dijeni PD për atë?

Gazment Bardhi: Po kemi dijeni!

Blendi Fevziu: Keni edhe videon?

Gazment Bardhi: Kam dijeni, e kam parë videon, por nuk e disponoj. Di për cilin rast bëhet fjalë, apo cili kryebashkiak…

Blendi Fevziu: Ku merr narkotikë, në ambientet e bashkisë?

Artan Hoxha: Në publik se po të ishte në zyrë nuk ke si e filmon. Nëse e merr narkotikun në banesë ose ambient të mbyllur je përdorues. Në momentin që e merr në ambient publik është problem./tvklan.al