Policia e Tiranës arrestoi 7 persona dhe sekuestroi 1.2 kilogramë lëndë narkotike kokainë, në operacionin “Seven”. Prej shtatë të arrestuarve policia bën të ditur se vetëm një prej tyre, Selim Rama, ka qënë me precedent të mëparshëm penal.

 

1

Të arrestuarit: Mikel Mitri, 45 vjeç; Enea Mitri , 23 vjeç; Donjet Zaloshnja, 33 vjeç; Selim Rama, 28 vjeç; Aurel Kafeja, 26 vjeç; Indrit Barçi, 26 vjeç; Llazar Buhani, 53 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e dyshuara ku kryhej aktiviteti kriminal, specialistët kundër narkotikëve mundën të sekuestrojnë sasinë e kokainës të fshehur në tubin e aspiratorit të kuzhinës se një apartamenti.

 

3

Gjithashtu u gjetën e 41 gramë kanabis sativa e paketuar gati për tu shpërndarë, 12.800 euro si produkt i aktivitetit kriminal, u sekuestruan 15 telefona celularë 3 automjete dhe 2 peshore elektronike.

Seksioni i narkotikëve në policinë e kryeqytetit kreu një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë. Fillimisht autoritetet kishin marrë informacion se personat e arrestuar dyshohej se po ushtron aktivitet të paligjshëm.

Më pas në bashkëpunim me organin e akuzës është ndërtuar plani i hetimit. Mbi të arrestuarit rëndon akuza e “Prodhim dhe Shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim”. /TV KLAN