Këngëtarja tregon jetën e vështirë përfshirë konsumimin e lëndëve narkotike dhe shtrimin në spital

Këngëtarja e famshme Demi Lovato ka publikuar videoklipin e saj të ri. “Dancing With the Devil”, përshkruan gjithë rrugëtimin e vështirë të këngëtares.

Kënga është një ripërjetim i ngjarjes, nga një natë në bar e deri tek shtrimi në spital.

Në një pjesë të këngës, 28-vjeçarja thotë:

“Mendova se e dija kufirin tim, mendova se mund ta lë, mendova se mund të largohesha lehtësisht, por ja ku jam, duke rënë në gjunjë. Është e vështirë të thuash ‘jo’ kur po kërcen me djallin”.

Albumi i saj i shtatë, i titulluar njëlloj si kënga “Dancing with the Devil…The Art of Starting Over” (Të kërcesh me djallin…arti i të filuarit nga e para) përmban bashkëpunime me këngëtare si Ariana Grande, Saweetie, Noah Cyrus etj.

Lovato e përshkroi albumin një përzierje të zhanreve muzikore, ai country, R&B dhe pop i viteve ’90.

Klan News