Video/Kur një “mik” paftuar të vjen në zyrë…

Video/Kur një “mik” paftuar të vjen në zyrë…

10:30 30/01/2018

Një burrë ka zbuluar një gjarpër të madh rreth një printeri në zyrën e tij në shtëpi. Sean Edwards tha se pamja ishte surreale kur ai hyri për të parë gjarprin duke zënë vend në zyrën e tij në Gadishullin Mornington në Australi.

Duke folur për

Daily Mail Australia

të martën, Edwards tha se ai e zbuloi gjarprin jo larg nga ku kishte vajzën e tij duke fjetur. 

“Mendimi im i parë ishte të zgjoja vajzën nga gjumi ta merrja dhe të iknim të dy nga shtëpia”,

tha ai.

 Duke filmuar momentin me kamera, Edwards tha se gjarpri helmues ishte i shëndetshëm dhe i mirëushqyer. Pasi u sigurua që ai dhe vajza e tij ishin të dy shëndoshë e mirë Edwards tha se telefonoi një një gjuetar gjarprinjsh për ta larguar gjarprin nga aty në mënyrë të sigurt.

Ndërsa askush nuk u lëndua nga zvarraniku dhe e larguan nga zyra, Edwards tha se kjo ishte një eksperience e frikshme./tvklan.al 




Të ngjashme