Të paktën një herë në jetë, gjithëkujt i ndodh të presë një person. Diçka e tillë është e pashmangshme edhe nëse je politikani më i rëndësishëm i botës.

Presidenti amerikan, Barak Obama u bë pjesë e një momenti pikant teksa po largohej nga Izraeli, ku ishte i pranishëm për funeralin e ish – Presidentit Shimon Peres.

Pasi hipi me një hap sportiv në avionin presidencial, Obama doli sërish në portën e “Air Force 1”, pasi nisja po vonohej për shkak të vonesave të miqve të tij.

Ishte ish – Presidenti Bill Clinton ai që bëri Obamën të humbasë durimin. Me një pamje të shpenguar e me mëngët e këmishës të përveshura, presidenti Obama thërret Clintonin të ngjitet.

Më në fund Clinton vjen dhe gjithçka mbyllet me një shtrëngim duarsh e rrahje shpatullash. Momenti i veçantë nuk kishte si t’i shpëtonte objektivit të kamerave dhe video u përhap menjëherë në internet dhe në rrjetet sociale.

Tv Klan