Ky është momenti i tmerrshëm kur një zënkë mes dy femrave rrezikon seriozisht jetën e njërës prej tyre.

Në një video të postuar online, mund të shihet një vajzë e cila pasi mer vesh që i dashuri e ka tradhëruar, në nerva e sipër nis të hedhë sende drejt tij dhe drejt femrës me të cilën ai kishte shkuar.

Por ajo që nuk priste, ishte që kjo e fundit ta përplaste atë me makinë.

Pamjet u xhiruan në Tennessee nga dy persona që mund të dëgjohen teksa thonë; 

“Do t’i shohim duke vrarë njëri – tjetrin e do ta shijojmë”.

Pavarësisht se makina i kaloi dy herë sipër, fatmirësisht vajza pësoi vetëm dëmtime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al