Një gjyshe 80 – vjeçare është kthyer në “yll kinematografie” pasi mbesa e saj i bëri make-up.

3

Gjyshe Livia e adhuron make-upin, kështu që mbesa e saj Tea Flego e cila jeton në Pula, Kroaci bëri që gruaja e moshuar të ndihej joshëse dhe më e re, duke përdorur teknikën e make-upit të Kim Kardashian.

2

Livia, e cila jeton në një azil, duket shumë ndryshe pas artit të kozmetikës të realizuar nga e mbesa. Kjo e fundit nuk priste që e moshuara të tërhiqte aq shumë vëmendje pasi postoi fotot e saj dhe videon në Instagram. Menjëherë pas postimit të fotove dhe videos, gjyshja bëri 48 000 ndjekës në rrjetin social./tvklan.al