Videomesazhi emocionues i nënës, Arlindi i propozon Uedës në studio!


Videomesazhi emocionues i nënës, Arlindi i propozon Uedës në studio!

00:05 06/11/2023

Një tjetër moment emocionues në finalen e Love Island Albania, e cila po transmetohet LIVE në Tv Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës.

Ueda dhe Arlind një nga çiftet pretendent për çmimin e madh kanë marrë një surprizë. Në momentin që familja e Uedës mbërrin në studio Arlindi ka nxjerr një unazë fejese dhe i ka propozuar në studio.

Ueda ka marrë mbështetjen nga kapiteni i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj ndër të tjera në ai thotë: “Një urim të veçantë për Uedën, si thotë edhe një shprehje e moçme Shkkodrane’me ken Shkodran të tana i ban’. “

Pas Uedës ka qenë Arlindi ai i cili ka përjetuar emocione të forat. Ai është surprizuar nga nëna  e tij dhe ka shpërthyer në lot. Në pamundësi për të qenë e pranishme në studio, e ëma i ka dërguar këto fjalë nëpërmjet këtij videomesazhi:

“Arlind shpirt i mamit dhe babit, je jeta jonë çdo ditë e më shumë e ndjejmë mungesën tënde. Mezi presim që të kthehesh sepse e ndjejm mungesën tënde. Ti njohe një vajzë të urtë t ëbukur, të edukuar të cilën ne  e duam shume dhe ajo është Ueda jonë. Dëshira jonë si prindër ka qenë studimi dh enjë nuse shqiptare. Ti sot ke arritur gjithçka me forcat e tua, dëshirën e parë ke vite që e ke plotësuar. Tani është koha që të na vish çift, por fol me prindërit e saj që tri bëjmë gjërat sipas zakonit. Mirëardhshi bashkë dhe të uron mami fitore.” /Love Island Albania









Të ngjashme