Një nuse shqiptare ka zgjedhur që të bëjë një hyrje vërtetë të veçantë në ditën e saj të dasmës.

Video e dërguar në adresën tvklan.al. tregon momentin kur vajza nga Malësia e Madhe, cila quhet Besjana ka hyrë në lokalin ku do të organizohej banketi, mbi një motor duke befasuar të gjithë të pranishmit.

Dasma është mbajtur më 24 Korrik 2016 në Koplik të Malësisë së Madhe.

nusjaaaa  ok

Duket se kohët e fundit çifte shqiptare kanë marrë përsipër që të argëtojnë dhe befasojnë të ftuarit me hyrje spektakolare në dasmë.

E tillë ishte dhe ajo ku çifti surprizoi dasmorët oasi zbriti nga një vinç me lartësi 50 metra./tvklan.al