3 ditë pas zjarrit masiv që ra në qytetin Fort McMurray, në Kanada, autoritetet evakuuan të gjithë zonën me 88 mijë banorë dhe shpallën gjendjen e emergjencës.

Rreth 8 mijë persona janë evakuuar nga ajri, ndërsa në zonën e rrezikut mbeten ende edhe 17 mijë të tjerë. Kjo video amatore dëshmon se situata është kritike.

Zjarri në rajonin e Albertas ka arritur në 850 Km². Më shumë se 1600 shtëpi janë shkrumbuar, ndërsa qindra ekipe zjarrëfikësish, po përpiqen prej ditësh të ulin flakët duke përdorur helikopterë.

Guvernatori i Albertas u tha qytetarëve vendas se do të kalojë shumë kohë përpara se ata të kthehen në qytetin e tyre, tashmë të përpirë nga flakët.

Tv Klan