Video/Pas denoncimit në “STOP”, pajiset me urdhër – mbrojtje gruaja që u dhunua nga ish – dhëndri

Video/Pas denoncimit në “STOP”, pajiset me urdhër – mbrojtje gruaja që u dhunua nga ish – dhëndri

20:53 07/04/2016

Në episodin e së enjtes në emisionit investigativ “STOP”, ndër problemetikat e trajtuara ishte edhe rasti i një zonje nga Vlora, e cila dhunohej në mënyrë sistematike.

Teuta Avdullai e denoncoi dhunën në “STOP”, ku përveç rrëfimit të saj, ajo nisi edhe foto ku tregonte mavijosje në trup, çarje nëpër duar, ndërsa rrëfeu se dhuna ishte ushtruar nga ish – dhëndri.

Kjo sipas saj, ishte hera e 15 -të që dhunohej nga ky i fundit.

Zonja Teuta rrëfeu se ish – dhëndri ushtronte dhunë mbi të gjithë familjen dhe se e kishin denoncuar këtë rast në polici, por nuk ishte marrë asnjë masë.

Për ta ndjekur nga afër këtë rast, stafi i “STOP” udhëtoi drejt qytetit të Vlorës.

11

Gazetarja e emisionit investigativ e takoi zonjën Teuta në Spitalin e Vlorës, në repartin e Kirurgjisë, ku ajo ndodhej e shtruar prej dy ditësh, për shkak të dhunës së ushtruar, sipas saj, nga ish – dhëndri.

1

Gazetarja: Zonja Teuta më tregoni pak si ka ndodhur e gjithë ngjarja?

Teuta Avdullai:

“Ne e kemi për të disatën herë këtë. Nuk dhunohem vetëm unë, por e gjithë familja ime, burri im aktualisht është i dhunuar, fëmijët e mi. Na dalin para nëpër rrugë, na bëjnë presione nga më të ndryshmet. Do t’ju sharrojmë, do t’ju zhdukim, do t’ju vrasim. Ish – dhëndri im na ka hapur një gardh që e kemi bërë bashkë dhe bagëtia e tij na vjen drejt e tek dera e shtëpisë. Burri i ka thënë, zotëri çfarë kërkon? Ai e ka kapur e ka qëlluar. Kam vajtur atje kam marrë burrin, në këtë moment ka ardhur dhe më ka goditur me shqelm. Më ka ardhur me një sharrë me të cilën po sharronte dhe më ka qëlluar me sa fuqi kishte, këtu tek veshkat. Tek policia, tek Komisariati i Vlorës unë nuk e kam derën të hapur. Fillimisht më ka goditur në dorë, mbrapa erdhi me sharrë, më goditi në këmbë”.

dhuna4

Gazetarja: Sa ju kanë thënë që të qëndroni në spital?

Teuta Avdullai:

“Tani nuk e di. Doktorët erdhën sot dhe bënë konsultë, më thanë do bësh një eko, analiza urine sepse më dhembin veshkat shumë aty ku jam goditur. ”

gruaja

Pas kësaj interviste me Zonjën Teuta, gazetarja e “STOP” shkoi në Komisariatin e Policisë së Vlorës, për t’u interesuar për rastin në fjalë, se përse nga ana e kësaj policie, nuk është marrë asnjë masë, ndaj ish – dhëndrit të familjes Avdullai, që sipas tyre, ushtron rregullisht dhunë.

komisariati

Gazetarja qëndroi mbi 2 orë e gjysmë, në pritje për të marrë një përgjigje nga Policia e Qarkut të Vlorës...

Ajo u detyrua që të kontaktonte në telefon me Drejtorin e Policisë, Jaeld Cela.

Ja çfarë deklaroi ai në telefon:

Jaeld Cela - Drejtor i Policisë së Vlorës:

“Rasti është verifikuar dhe Policia e Vlorës ka kryer të gjitha veprimet konform rregullave. Palët janë të konfliktuara për çështje pronësie. Është njoftuar policia, ka shkuar oficeri policisë, i ka marrë kallëzime të dyve, deklarimet, i kanë dhënë vendimet dhe ekspertimet mjeko – ligjore. Mjeku ligjor dëmtimet i ka klasifikuar rrahje dhe shkaktojnë paaftësi pune deri në 9 ditë. Por janë proceduar në gjendje të lirë, duke u konsultuar edhe me prokurorin e gatshëm dhe veprimet janë referuar edhe në Prokurorinë e Vlorës për dhunë në familje”.

gena ne telefon

Gazetarja: Kjo nuk është hera e parë që ushtrohet dhunë, nuk është hera e parë që përsëritet situata. Ndaj dhe pyes, përse nuk janë marrë masa kundrejt atij personi?

Jaeld Cela - Drejtor i Policisë së Vlorës: 

“Unë do ta verifikoj mirë rastin edhe vetë dhe nëse oficeri i policisë apo të gjithë punonjësit e policisë, që janë marrë me rastin në fjalë kanë bërë shkelje, secili do t’i nënshtrohet një procedimi disiplinor. Unë do të dërgoj sërish njerëz që ta verifikojnë rastin shumë mirë”.

Ashtu siç deklaroi edhe në bisedën telefonike me gazetaren e emisionit “STOP”, Drejtori i Policisë së Vlorës, ngriti një grup hetimi për të verifikuar rastin në fjalë.

Pas kësaj, Policia e Vlorës vendosi të lëshojë një urdhër – mbrotje për familjen Avdullai.

avdullai

Vetë gazetarja e “STOP”, e priti kryefamiljarin Fejzi Abdulai jashtë ambienteve të Komisariatit të Policisë së Vlorës. Ai u shpreh tepër i kënaqur dhe tha se ndihej shumë më i qetë pas ndërhyrjes së policisë.

“Ndihem shumë i qetë. Pas ndërhyrjes tuaj, që ju falenderoj shumë, policia bëri të gjitha përpjekjet që unë të mar një urdhër – mbrotje dhe nga sot e tutje jam më i lirë. Qoftë për mua një fat ky dhe juve suksese në punën tuaj”. /tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi