Një oficer policie në Jacksonville të Floridas akuzohet për dhunë fizike dhe është pushuar nga puna pasi goditi një grua të prangosur.

Në një video të publikuar në internet, shfaqet oficeri 26 –vjeçar Akinyemi Borisade, i cili dhunon në mënyrë barbare një grua të arrestuar.

Duke komentuar ngjarjen, një zyrtar i policisë së Jacksonville tha:

“Mund ta kishte zgjidhur situatë në mënyra të ndryshme, pa patur nevojë që ta godiste”.

Në video, gruaja shfaqet teksa bie përtokë për shkak të dhunës së ushtruar nga oficeri i policisë, ndërsa kolegët e tij qëndrojnë duke e parë. /tvklan.al