Policia ka sekuestruar dy kamionë me lëndë drusore, si dhe ka filluar procedimin penal ndaj një personi.

Në sajë të operacionit të koduar “Roja e Gjelbër” është bërë i mundur sekuestrimi i lëndëve drusore, si dhe ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 39-vjeçarit B.L, banues në Bulqizë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia Bulqizë në bashkëpunim me punonjësit  e  Inspektoriatit të Policisë Pyjore, janë konstatuar në afërsi të banesës së B.L, dy mjete të tipit kamion “Mercedes Benz”, me targa BZ 713 A, dhe MT 3552 A,  të ngarkuara me lëndë drusore, të llojit  “Ahu”, gjithësej 15 metër kub (m3) të prera pa leje në pyllin e Tërnovës,Bulqizë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy mjetet e  ngarkuara me lëndën drusore dhe lënda drusore.

Materialet proceduriale  i kaluan Prokurorisë Rrethit Dibër për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”./tvklan.al