Titullohet “Sledgehammer” dhe është klipi i fundit i publikuar nga këngëtarja e njohur, Rihanna.

Kënga vjen si kolona zanore e filmin ‘Star Trek Beyond’ dhe klipi i saj është konceptuar me tematikën e filmit të famshëm, që trajton temën e jashtëtokësorëve dhe galaktikave të tjera.

Muzika e këngës ëshë realizuar nga një tjetër artiste me famë ndërkombëtare, Sia, ndërsa video klipi është xhiruar me formatin IMAX, duke ardhur si një mini film.

Kënga dhe klipi janë pritur mirë nga fansat të cilët në pak orë nga publikimi e kanë çuar në rreth gjysmë milion klikime, por kënga ka marrë dhe komente pozitive nga kritika botërore./tvklan.al