Edi Oga, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka analizuar fushatat elektorale të kandidatëve të partive politike, teksa u ndal tek rasti i socialistes Zegjine Çaushi.
Sipas tij, Zegjine Çaushi, në rast se nuk përfundon deputete në Kuvendin e Shqipërisë, do të jetë një personazh në rrjete sociale me 50 mijë ndjekës apo me 100 mijë.
Oga tha se socialistja i ka bërë llogaritë e saj për këto video që publikon kundër demokratit Gazment Bardhit, e se nuk humbet gjë, pasi këto materiale ecin në internet.
Oga: Ne jemi çmendur nga pak të gjithë. Sot nuk ka zonjë e zotëri që s’ka telefon në dorë. Ideja është kjo, deputet është punë shumë e mirë, e Zegjineja në pak ditë duhet të shpiki veten. Duhet ta tregojë që është artiste, që është e zgjuar, etj, etj.
Hasani: E që ka në atë moshë atë lloj mentaliteti.
Oga: Shiko, ajo i ka bërë mirë llogaritë e veta. Nëse ajo nuk bëhet deputete, ajo përfundon me 50K folloëers, ose me 100K. Pra, e kupton? Është win-win, nuk është se humbet gjë. Përderisa këto gjëra ecin. Ajo do vendosë për ne, kjo është ajo që më tremb. E ka shumë Zegjine që nuk i dimë…
Dervishi: Problemi është ky, që ka kandidatë që do kenë më shumë video se vota.
/tvklan.al