Videot e mashtrimit, “i dashuri” pranon zhvatjen e 72 milionë Lekëve: Pse e ke me ngulm të madh?



Videot e mashtrimit, “i dashuri” pranon zhvatjen e 72 milionë Lekëve: Pse e ke me ngulm të madh?

21:46 11/05/2021

Emisioni “Stop” transmetoi këtë të martë rastin e një qytetareje të cilës i janë zhvatur 72 milionë lekë nga një person që e ka mashtruar se kishte një lidhje intime me të, por në fund rezultoi i martuar.

“Stop” ka siguruar pamjet filmike ku qytetari Genci Çiçi pranon se ka për t’i dhënë paratë Irenës por thotë, se është në momente të vështira tani, ndaj do ia japë më vonë.

Qytetarja: Hallit të lekëve, ore si do t’ia bëjmë?

Genci Çiçi: Pse e ke këtë me ngulm të madh?

Qytetarja: Po si ore, me ngulm tani?

Genci Çiçi: Mos e bo punën me ngulm! Unë prandaj nuk jam shumë në terezi. Jam duke vazhduar punët, derisa të ashtu dhe do t’i kthej të gjitha.

Qytetarja: Ore e kam litarin në fyt, o Genci.

Genci Çiçi: S’kam, ça të bëj. A merr vesh, që s’kam, ça të bëj?

Qytetarja: Gjithë lekët e mia i ke ti Genci. E di, që i ke ti gjithë lekët e mia dhe unë për ato lekë, po paguaj përqindje tani.

Genci Çiçi: Ne kemi biseduar dhe sot ke bërë gabim, që më ke thirr, që kam dhe mamin sëmurë. A merr vesh, që s’kam gjendje, jam bllokuar, sa të vijë ajo, pa i liruar punët..

Qytetarja: Po mirë mo ta mbyll dyqanin unë fare? Kështu thua ti?

Genci Çiçi: Po mbylle njëherë! Jam pa makinë, jam pa gjë. Më ka ardhur deri këtu, kam paguar një hale me lekë e kam rregulluar. Ta mbaj dhe nja 6-7 muaj dhe e heqin pastaj, lirohem unë, lirojmë punët e të gjitha.

Qytetarja: Akoma 6-7 muaj? Më duhen lekët, o Genci! A do ta mbaj këtë punë, apo…?

Genci Çiçi: Do ta mbash. Do presim, sa të rregullohet situata.

Qytetarja: Kam 2 vjet, që po pres, sa të rregullohet situata.

Genci Çiçi: Paske 2 vjet, po të lutem shumë tani! Prit të lirohem deri në fund të muajit, të bisedoj, t’i rregulloj punët!

Qytetarja: A i ke ti gjithë lekët e mia?

Genci Çiçi: Jo, unë të kam dhe ty.

Qytetarja: Më kthe lekët, pra! Më kthe lekët!

Genci Çiçi: Po, pra. Atë po pres, të marr lekët edhe…

Qytetarja: Po unë deri pasnesër kam afat t’i jap lekët avokatit.

Genci Çiçi: Dhe ti i jep këtij njeriu këtu dhe do ta shes makinën, që nesër ë…?

Qytetarja: Po më sill lekët pra! M’i jep dot lekët këto dy ditë?

Genci Çiçi: Jo, vetëm po të dhashë veten time!

Qytetarja: Më jep makinën atëherë! Nuk kam nga t’ia mbaj. Jam bërë me vra veten.

Genci Çiçi: Je prishur me mua njëherë e përgjithmonë. Do të bie makinën këtu, bëj gati 550 mijë lekë!

Qytetarja: Ne do prishemi njëherë e përgjithmonë, kur të likujdohesh fare!

Edhe vëllai i “të dashurit” të Irenës i ka marrë kësaj të fundit lekë borxh, shumë të cilën në gjykatë nuk e ka pranuar, pasi ka thënë, se ajo vetë ia ka dhënë për fëmijët. Ndërkohë në videon që “Stop” disponon, ai i merr këto lekë dhe i thotë, se edhe mbreti kërkon ndihmë dhe se do t’ia kthejë pak nga pak, kur të ketë mundësi.

Vëllai i “të dashurit”: Ca bërë ti? Si ke qenë? Je lodhur?

Qytetarja: Çka! Nga pak. Sa? 300?

Vëllai i “të dashurit”: 300. Sa ke mundësi! Aq do të kthej! Rrofsh! Unë njoh Gencin, vëllain tim, që të njoh ty. Miqësisht, do të them një fjalë. Mbretët e të gjithë kërkojnë ndihma. Mbreti i shtetit kërkon ndihmë. Unë jam xxx. Unë nuk i kam një njeriu, pyet gjithë dynjanë, po i kam… por momentet, koncerti më lodhi. Nuk kërkoj lekë, as për të luajtur bixhoz Bujari, as për të…Një ndihmë! Më kanë lodh pak ca momente. Irena më ke dhënë këto lekë, i ke të padiskutume. S’po të jap afat, po i ke çdo ditë. Unë mund të vij çdo ditë. Më ke dhënë 3 (300), 1 sot, 1 e gjysmë nesër, derisa t’i bëj 3. Ne do dalim nga situata shumë shpejt./tvklan.al










Të ngjashme