Video/Të bësh 500 km me një prej gjarpërinjve më vdekjeprurës në makinë



Video/Të bësh 500 km me një prej gjarpërinjve më vdekjeprurës në makinë

19:48 19/10/2016

Padyshim që ky është një udhëtim që do të mbetet gjatë në kujtesën e dy burrave nga Australia. Kjo pasi ata udhëtuan për plot 500 kilometra me një prej gjarpërinjve më vdekjeprurës australian në makinë.

Gjarpëri, i llojit mulga, u fut në motorin e mjetit të tyre pak pasi ishin nisur.

Eksperti i gjarpërinjve Rex Neindorf, për mediat në Alice Springs të Australisë tha se dy burrat udhëtuan për 500 kilometra me një prej gjarpërinjve më helmues në botë, që ishte 1.4 metra i gjatë. Sipas tij, ata ishin me fat që ishin gjallë.

Neindorf sqaroi se dy burrat e panë zvarranikun, i njohur ndryshe si mbreti kaf, teksa u fut poshtë makinës dhe nuk e panë të dilte prej saj, kështu që ishin në dijeni që kishte përfunduar diku në automjet.

Ata udhëtuan drejt shtëpisë së Neindorf për të kërkuar ndihmë, për heqjen e gjarpërit nga makina./tvklan.al






Të ngjashme