Kjo që shihni në video është Jasmine, një vajzë e re e cila përballë dy grabitësve që tentuan t’i merrnin makinën, nuk u dorëzua dhe luftoi deri në fund.

Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë, shihen dy persona që përpiqen t’i vjedhin të resë makinën, në momentin që ajo po afrohej drejt mjetit.

Fillimisht Jasmine i lutet atyre që të mos ia marrin makinën dhe refuzon t’i japë çelësat.

Por dy grabitësit futen në automjet dhe tentojnë ta marrim, megjithatë ajo nuk dorëzohet dhe insiston, pavarësisht se njëri prej tyre e godet dhe madje i drejton edhe pistoletën.

Në fund ajo arrin t’ia marë çëlesat dhe largohet, duke bërë që tentativa e dy të rinjve të dështojë.

Ngjarja në fjalë ndodhi në një pikë karburanti në Atlanta, SHBA, më 7 Maj. Kjo video po bën xhiron e internetit, ndërsa Jasmine është kthyer në një heroinë të vërtetë në rrjete sociale. /tvklan.al