Dy persona kanë rënë në pranga të policisë, ndërsa një i tretë procedohet në gjendje të lirë nën akuzën e vjedhjes.

Policia e Tiranës, në sajë të operacionit të koduar “Automobili i fundit” ka bërë arrestimin e Romeo Rakipit, 28-vjeç, banues në Tiranë dhe të Dervish Bara, 47-vjeç, banues në Durrës, ndërsa në gjendje të lirë po procedohet shtetasi S. A. 63-vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas akuzohen për veprat penale “vjedhje e pasurisë e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë” dhe “përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

vjedhje

Policia e Tiranës ka dokumentuar edhe vjedhjet e automjeteve të bëra nga këta persona të dyshuar si autorë:

Me datë 04.05.2016 është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit D. D., 45-vjeç, banues në Tiranë. Automjeti u gjend në Spitall Durrës, në një pikë skrapi në pronësi të shtetasit D. B.

Më datë 07.05.2016 është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit P. S., 56-vjeç, banues në Tiranë. Automjeti u gjend në Durrës, në një pikë skrapi në pronësi të shtetasit S.A.

Këto automjete dyshohen të jenë shitur në pikat e skrapit nga Romeo Rakipi, mjete të cilat dyshohet t’i ketë vjedhur në bashkëpunim me një shtetas tjetër (po punohet për identifikimin e bashkëpuntorit).

Nga hetimet e bëra rezulton se Romeo Rakipi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, janë autorë të dyshuar të disa ngjarjeve të tjera:

Më datë 05.03.2016, në rrugën “Siri Kodra” është vjedhur automjeti tip “Mitsubishi”, në pronësi të shtetasit A. L., 36-vjeç, banues në Tiranë.

Më datë 16.03.2016 në rrugën “Faik Konica” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit Sh. Gj., 54-vjeç, banues në Tiranë.

Më datë 27.03.2016 në rrugën “Siri Kodra” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit B. A., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Më datë 11.04.2016 në rrugën “Belul Hatibi” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit I. K., 53 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme./tvklan.al