Këto pamje shokuese tregojnë momentin e vrasjes së një gjykatësi të njohur meksikan, i cili ndiqte çështjen e bosit të famshëm të drogës, Hoakin Guzman, i njohur gjerësisht me nofkën “El Chapo”.

Siç shihet edhe në video, gjykatësi Vicente Bermudez Zacarias u ekzekutua me një plumb pas koke, teksa kishte dalë për vrap pranë banesë së tij, në qytetin Metepec. Vrasësi më pas arriti të largohej nga skena e krimit.

Vicente Bermudez Zacarias, 37 – vjeç, ka drejtuar seancat gjyqësore të disa prej narkotrafikantëve më të njohur në Meksikë. Përveç gjyqit ndaj kartelit të Sinaloas, që drejtohet nga El Chapo, gjykatësi ka ndjekur edhe procesin e Miguel Tervinos, bosit të kartelit Zetas, një tjetër kartel i famshëm në Meksikë.

Presidenti meksikan, Enrike Pena Nieto, e cilësoi krimin si një akt të tmerrshëm dhe i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm të formojë një ekip për gjetjen e përgjegjësve.

Tv Klan