Tre biznese janë grabitur gjatë natës në Korçë nga persona të paidentifikuar. Policia thotë se në fshatin Bulgares është vjedhur një furrë buke, ku persona të maskuar kanë marrë një shumë parash.

Gjithashtu në aksin rrugor Korçë-Dishnicë janë vjedhur dy biznese privare. Autorët morën një sasi parash.

Në të tre këto raste nuk ka informacion rreth shumës së parave të vjedhura.

Grupi hetimor është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve. /

tvklan.al