Hakerat kanë vjedhur të dhëna personale në Singapor që u përkasin rreth 1.5 milion njerëzve, ose gati një e katërta e popullsisë.

Ata hynë në bazën e të dhënave të shëndetit në një sulm “të qëllimshëm, të shënjestruar dhe të planifikuar mirë”, thuhet në një deklaratë te qeverisë atje. Të dhënat e marra përfshijnë emrat dhe adresat, por jo shënimet mjekësore, vetëm medikamente në disa raste.

Shteti i pasur krenohet me stabilitetin dhe sigurinë e tij. Qeveria ka paralajmëruar më parë për sulmet kibernetike, duke thënë se kanë qenë objekt i hakerave ndërkombëtarë, por shumica e sulmeve janë parandaluar.

Klan Plus