Gazeta Shqiptare vidhet. Policia e Komisariatit nr.3 të Tiranës ka arrestuar brenda ditës grabitësit e financave të Gazetës Shqiptare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesitnë ambientet e redaksisë në Rrugën e Dibrës. Persona të armatosur dhe me maska janë futur brenda ambjenteve të redaksisë së gazetës për të vjedhur.

Pasi kanë lidhur rojen, ata janë futur në zyrat e financës dhe kanë vjedhur kasafortën me gjashtë milion lekë si dhe dy milion lireta. Policia kap autorët e vjedhjes Fatos Surreli dhe Artan Basha. Në këtë mënyrë forcat e policisë kanë bërë të mundur sekurestrimin e lekëve dhe të kasafortës . Kjo tregon se forcat e policisë kanë bërë një punë operative të mirë. Kryeredaktori i gazetes Arian Çani falenderon policinë.

Arian Çani: Ne sapo morëm vesh se paratë e grabitura sot rreth orës 02:30, 03:45 të natës janë gjetur. Ajo që më mbetet të them është një falenderim i përzemërt për policinë shqiptare dhe stafin e komisariatit nr.3, që kanë kapur autorët dhe paratë e vjedhura dhe uroj që çdo operacion të jetë po aq i suksesshëm sa ky i joni. /tvklan.al