Pronarja ofron 1.000 £ për kthimin e tij

Darius, lepuri më i madh në botë, i cili ka fituar edhe çmimin Guinnes si më gjigandi në llojin e tij, është shpallur i humbur dhe mendohet se e kanë vjedhur nga shtëpia e të zonjës. Ai ka një gjatësi prej 129 cm.

Sipas “The Independent”, lepuri është zhdukur nga shtëpia e pronares të tij të shtunën mbrëma, në Stoulton të Britanisë së Madhe.

Annette Edwards, e cila kujdeset për lepurin gjigand kontaktoi policinë për zhdukjen e tij. Madje ka vënë edhe një shpërblim prej 1.000 £ për kthimin e Darius.

“Një ditë shumë e trishtë. Dariusin e rekordit botëror Guinness e kanë vjedhur”, njoftoi ajo në Twitter.

Edwards, e cila është një ish-modele e Playboy, theksoi se Darius është shumë i vjetër për t’u shumuar.

Lepuri Darius u bë i famshëm brenda natës dhe pasi u shpall lepuri më i madh në botë në vitin 2010, e ftuan në shumë shfaqje televizive./tvklan.al