Aktori i famshëm i Hollivudit, Tom Cruise ka qenë pre e një ngjarjeje të shëmtuar. Gjatë xhirimeve në Birmingam për serinë e shtatë të “Mission:Impossible”, atij i është vjedhur makina e tij personale.

Vetura e përdorur nga ylli i kinemasë ndodhej jashtë “Grand Hotel” dhe në të ndodheshin sende me vlerë që kushtonin mijëra paund. Makina luksoze, “BMV X7” u gjend më vonë në një zonë të afërt nga ajo ku ishte vjedhur.

Ndërkohë, hetimet e policisë po vazhdojnë pasi po kontrollojnë kamerat e sigurisë për të zbuluar autorin e ngjarjes./tvklan.al