Persona të paidentifikuar hynë për të vjedhur në një apartament të lagjes 16 në qytetin e Korçës. Mësohet se hajdutët, fillimisht kanë çarë tavanin për të depërtuar brenda shtëpisë. Autorët, sipas policisë, kanë vepruar gjatë natës për të shmangur edhe ndonjë dëshmitar të mundshëm.

Çifti i bashkëshortëve, pronarë të apartamentit, janë emigrantë në shtetin grek. Kurse dy djemtë e tyre janë studentë në Strugë.

Kanë qenë pikërisht ata, të cilët kur kanë hyrë në banesë zbuluan se shtëpia ishte dhunuar dhe sinjalizuan policinë. Sipas kësaj të fundit në shtëpi janë grabitur disa bizhuteri.

Tv Klan