“Kopshti kanonik” kushtonte 6 milion Euro. Muzeu ishte i mbyllur

Pandemia e Covid-19 nuk ndal hajdutët e veprave të artit. Ata kanë përfituar nga mbyllja për shkak të emergjencës të muzeut “Singer Land” në Holandë për të vjedhur një nga pikturat e famshme të Vincent Van Gogh, “Kopshti kanonik” në Nuenen në pranverë me një vlerë deri në 6 milionë euro.

Piktura e një kopshti famullitar është një nga një seri punimesh të Van Gogh midis 1883 dhe 1884 kur ai ishte me prindërit e tij në Nuenen, ku babai i artistit holandez ishte ministër.

Piktura u vodh në 167-vjetorin e lindjes se Van Gogh.  Një tjetër vepër arti e Van Gogh u shit kohët e fundit për rreth 10 milionë at në një ankand holandez

Muzeu u mbyll në 12 Mars në përputhje me masat kombëtare holandeze për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Në një deklaratë, një zëdhënës i policisë për rajonin Gooi dhe Vecht tha se ekspertë të grabitjes së artit nga departamenti kombëtar i hetimit kriminal do të ndihmonin në hetime.

Piktura është shtuar në listën ndërkombëtare të Interpol-it të veprave të vjedhura të artit. Në vitin 2007, hajdutët vodhën shtatë statuja nga kopshti i muzeut me vlerë 1.3 milion Euro. Në vitin 2010, dy hajdutët përgjegjës u dënuan me burg për katër e katër vjet e gjysmë, duke u ulur në apel për dy dhe gati tre vjet burg.

Klan Plus