Katër adoleshentë shqiptarë janë arrestuar gjatë një operacioni të përbashkët të policisë greke dhe shqiptare. Të rinjtë akuzohen për vjedhje të skafeve e mjeteve lundruese në Sarandë dhe Korfuz.

Në Sarandë u arrestuan F.Ll. 17 vheç dhe A.D. 15 vjeç, si dhe u sekuestruan dy mjete lundruese.

Kurse nga policia greke e Korfuzit u arrestuan K.P. 17 vjeç dhe K.D. 20 vjeç, ndërsa u sekuestruan 3 skafe.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve F.Ll, dhe A.D, iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Vjedhje”.

/tvklan.al