Vidhnin biçikleta në Tiranë, arrestohen 3 persona

Bicikleta, ilustrim


Vidhnin biçikleta në Tiranë, arrestohen 3 persona

09:56 22/04/2021

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona që merreshin me vjedhje biçikletash në kryeqytet. Sipas bluve të Tiranës, për këta persona janë dokumentuar 10 vjedhje që janë bërë javët e fundit.

Në pranga kanë rëndë A. P., 28 vjeç, B. P., 36 vjeç dhe S. K., 32 vjeç, të tre me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 20 Prill në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur biçikletën e shtetasit G. B. Po ashtu nga hetime ka rezultuar se persona akuzohen se kanë kryer dhe vjedhjen e 5 biçikletave, një banese dhe një dyqani.

Gjithashtu shtetasi S. K. ka qenë person i shpallur në kërkim policor, pasi më datë 27.03.2021 dhe 02.04.2021 ka kryer 2 vjedhje të ndryshme (1 banesë dhe 1 biçikletë)”, sqarojnë autoritetet.

Gjatë operacionit për arrestimin e tyre blutë e Tiranës kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 biçikleta të vjedhura./tvklan.al







Të ngjashme