Vidhnin brenda makinave dhe kalimtarët, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Vidhnin brenda makinave dhe kalimtarët, arrestohen dy të rinj në Tiranë

12:09 06/03/2016

Janë arrestuar në Tiranë dy të rinj që të bashkëpunim me njëri-tjerin grabisnin në brendësi të makinave dhe kalimtarët.

Shtetasit Florian Lika, 21 vjeç, banues në Tiranë dhe Klejol Cami, 19 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për  vjedhje, janë arrestuar në flagrancë, sepse në rrugën “Petro Nini Luarasi”, kanë hapur derën e mjetit tip  “BMW X6”, duke vjedhur një çantë në brendësi të së cilës ka pasur dokumente të ndryshme dhe një shumë lekësh, në pronësi të shtetasit A. B, banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera, këtyre shtetasve u është dokumentuar veprimtaria kriminale me prova ligjore se janë autor të dyshuar të disa vjedhjeve të tjera.

Ata akuzohen se më datë 04 mars  2016,  në rrugën “Shyqyri Ishmi, i kanë rrëmbyer nga dora një qese brenda së cilës ka patur portofolin e saj me 50.000 lekë, shtetases I.Y.

Gjithashtu po në të njëjtën datë në rrugën “Petro Nini Luarasi”, në mjetin tip “ML”, në pronësi të shtetases V. F, i kanë vjedhur në makinë  50.000 lekë dhe një telefon “I-Phone 5 S”.

Dy të rinjtë akuzohen se me datë 05 janar  2016 në rrugën “5  Maji”, ata i kanë i kanë vjedhur portofolin brenda në mjet shtetasit P.B banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja’ kryer bashkëpunim “/tvklan.al

Të ngjashme
UKT